Site icon Telegrafi

Juventusi nuk e do largimin e Rabiotit si i huazuar

Juventusi nuk dëshiron ta largojë Adrien Rabiotin në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi.

Mesfushori francez ka dështuar të përshtatet në Serie A dhe Zonja e Vjetër ka në plan ta shesë atë.

Sipas asaj që raporton Telefoot, skuadra italiane po mendon që ta largojë përfundimisht Rabiotin.

Disa skuadra evropiane duan që ta huazojnë mesfushorin, mirëpo Juventusi më shumë parapëlqen ta mbajë se sa ta huazojë.

Lexo po ashtu Rabiot nuk është në planet e Sarrit, në janar largimi nga Juventusi

Francezi u transferua në verën e këtij vitit në Allianz Stadium i lojtar i ri nga Paris Saint-Germain, por nuk ka arritur të ambientohet.

Rabiot deri më tani ka zhvilluar 12 paraqitje, derisa lidhet me një kalim permanent te Lyoni. /Telegrafi/

Exit mobile version