Juventusi ka mundur të përballet me veprimet ligjore nga organizatorët e ndeshjes mes Yjeve të Koresë, pasi nuk e ka aktivizuar Cristiano Ronaldon për asnjë minutë.
34-vjeçari qëndroi në bankën rezervë gjatë barazimit 3-3 ndaj Yjeve të Koresë, dhe nuk luajti për asnjë minutë në atë ndeshje edhe pse tifozët ishin të etur për ta parë.
Kjo nuk iu ka pëlqyer aspak organizatorëve të cilët dëshironin që ai të luante të paktën 45 minuta dhe tani kërkojnë një dëmshpërblim.
“Ne sinqerisht kërkojmë ndjesë për tifozët, që Ronaldo nuk luajti atë ndeshje, pasi më vonë në zbuluam se ai kishte një problem muskulor”.
“Ne do të tregohemi më të kujdesshëm herë tjetër, për të mos zhgënjyer tifozët”, kanë thënë shprehën organizatorët.
Organizatorët nuk ishin njoftuar me kohë se Ronaldo nuk do të aktivizohej dhe kërkonin një dëmshpërblim për shkak se zhgënjyen tifozët.
Më pas nga Juventusi janë shpjeguar se portugezi ka pasur një shqetësim muskulor dhe klubi nuk ka dashur të rrezikojë.
Pasi janë njoftuar për dëmtimin e portugezit, organizatorët e kanë mbyllur me mirëkuptim këtë çështje. /Telegrafi/