Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Hellas Verona në kuadër të javës së 24-të në Serie A.
Zonja e Vjetër ishte afër një fitore të madhe në udhëtim, por në fund pranoi gol dhe u desh të kënaqej me një pikë.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Juventusit, i cili ishte më kërkues dhe krijoi më shumë raste për gol.
Megjithatë, edhe përkundër tentativave portat mbeten të paprekura në 45 minutat e parë dhe skuadrat shkuan pa gola në pushim.
HT | ⏱ | Even in Verona at the half ⚪️⚫️#VeronaJuve #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/yPig6q3EwV
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) February 27, 2021
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe më e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat arritën të shënojnë edhe nga një gol.
Të parët në epërsi kaluan pikërisht mysafirët, të cilët shënuan me anë të Cristiano Ronaldos (49’) për 0-1.
Vendasit arritën të kthehen në lojë në minutën e 77-të me anë të Antonin Barak, i cili shënoi me kokë për 1-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
FT | ⏱ | Full-time at the Bentegodi.#VeronaJuve #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/YBUoISGVJy
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) February 27, 2021
Pas këtij barazimi, Juventusi e sheh veten në pozitën e tretë me 46 pikë, ndërsa Verona zë vendin e nëntë me 25 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bianconerët luajnë në shtëpi ndaj Spezias, ndërsa Verona udhëton te Benevento. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1365767724148920321
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1365775104383348739