Telegrafi

Juventusi njofton se Rodrigo Bentancur është shëruar nga COVID-19

Juventusi ka njoftuar se Rodrigo Bentancur është shëruar nga COVID-19.

Uruguaiani kishte dal pozitiv për Coronavirus më 4 mars, duke i munguar Juventusit në disa ndeshje të rëndësishme.

“Rodrigo Bentancur i është nënshtruar, sipas protokollit, dy kontrolle për Covid-19 dhe kanë dhënë rezultate negative”.

“Lojtari është rikuperuar dhe nuk i nënshtrohet më regjimit të izolimit dhe u bashkua me ekipin sot në JTC”, thuhet në njoftimin zyrtar të Juventusit.

Klubi ka publikuar foto të lojtarit nga stërvitja, ku shihet se ka stërvitur me grupin.

Juventusi pret të dielën Benevento në “Allianz Stadium”, ndeshjen në të cilën mund të paraqitet mesfushori. /Telegrafi/