Site icon Telegrafi

Juventusi nënshtron Veronan dhe ngjitet në vend të katërt

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Juventusi e ka kryer detyrën përballë Hellas Veronas (2-0) në ndeshjen e javës së 24 në Serie A.

Bianconerët morën pikë të plota në sfidën e zhvilluar në Allianz Stadium, për t’u ngritur në pozitën e katërt në tabelën e kampionatit italian.

Dusan Vlahovic pranoi një pasim nga Paulo Dybala dhe realizoi duke e paraboluar portierin kundërshtar (13’), ndërsa ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Në gjysmën e dytë, ishte transferimi tjetër i ri, Denis Zakaria, që debutoi me gol, mirëpo të gjithë punën e kreu Alvaro Morata, i cili dhuroi edhe një asistim fantastik.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Fitorja e Juventusit e kombinuar me humbjen e Atalantas, ka bërë që Bianconerët të ngritën në pozitën e katërt që çon në Ligën e Kampionëve. Për më shumë, ata e kanë ngushtuar në tetë pikë diferencën me liderin Inter.

Hellas Veronas ka mbetur në kuotën e 33 pikëve dhe qëndron në pozitën e nëntë në renditjen tabelare. /Telegrafi/

Exit mobile version