Juventusi është në telashe të mëdha për shkak të çështjes së plus valencave.
Bardhezinjve iu kishin hequr 15 pikë, por më vonë atyre iu kthyen pikët dhe janë në zonën e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë telashet për ta nuk kanë fund pasi tashmë, Prokuroria pranë Federatës Italiane të Futbollit kërkon 11 pikë penalizim për torinezët.
E nëse aprovohet një kërkesë e tillë do ta zbriste skuadrën e Massimiliano Allegrit në vendin e tetë duke humbur përfundimisht shpresat për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Sakaq, Prokuroria nuk e lë me kaq dhe kërkon gjithashtu një pezullim prej tetë muajsh për ish-drejtuesit e Juventus.
Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të merret ndërsa pritet që gjithçka të zyrtarizohet në orët e pasdites së të hënës. /Telegrafi/