Juventusi është shumë i interesuar që të mbajë Paul Pogban dhe të ofrojë tre lojtar klasi këtë verë.
Sipas Gazzetta dello Sport, Zonja e Vjetër ka si për objektiv kryesor Ligën e Kampionëve dhe do të futet fuqishëm sezonin e ardhëm për ta fituar këtë.
Pogba që kërkohet nga shumë skuadra do të qëndrojë edhe një vit te Juve.
Massimiliano Allegri preferon të luajë 4-3-1-2 dhe për këtë po kërkohet mesfushori i Borussia Dortmund, Henrikh Mkhitaryan.
Më mesfushë tjetër preferencë është edhe lojtari i Valencias, Andre Gomes dhe italianët për të janë gati të paguajnë deri në 30 milionë euro.
I fundit është Edinson Cavani i PSG-së. Çmimi që Juve është e gatshme të paguajë është 40 milionë euro.
Sipas kësaj gazete alternativa janë Javier Pastore, N’Golo Kante dhe Romelu Lukaku nëse ndonjëri dështon.
Sa i përket mbrojtjes Jeison Murillo dhe Marquinhos janë dy emrat që pëlqehen. /Telegrafi/