Telegrafi

Juventusi në kërkim të Valon Behramit

Sipas Daily Mail, trajneri i biankonerëve, Ciro Ferrara, është në kërkim të një mbrojtësi të ri të krahut të djathtë dhe drejtori sportiv i klubit, Alessio Secco ka shtuar edhe kosovarin me nënshtetësi zvicerane në këtë listë.

24-vjeçari Behrami është një opsion ideal për biankonerët pasi ai mund të luajë përgjatë gjithë krahut të djathtë si dhe në qendër të mesfushës, ndërsa tashmë është i njohur mirë në Serie A, pas disa sezoneve mbresëlënëse që i kaloi në Lazio.

Problemet financiare të West Hamit dhe sezoni jo aq mirë i filluar, mund ta detyrojnë klubin ta shndërrojë lojtarin në para që në afatin kalimtar të janarit.

Juventusi është lidhur edhe një varg lojtarësh tjerë si Pablo Zabaleta (Manchester City), dyshen e Arsenalit, Bacary Sagna dhe Emmanuel Eboue, Marco Motta (Roma), dhe me dy lojtarët e Bundesligës, Andreas Beck (Hoffenheim) dhe Rafinha (Schalke)./Telegrafi/