Juventus ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Kampionët e Serie A kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Juventus Arena kundër Genoas me rezultat 2-0.
Bardhezinjtë kanë realizuar nga një gol në secilën pjesë, të cilat ishin të mjaftueshme për të arritur edhe më afër finales.
Deri tek goli i parë në ndeshje dy raste të mira i patën juventinët me Douglas Costan (’25) dhe Federico Bernardeschi (’31).
Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë golin e realizoi Paulo Dybala, i cili shënoi nga një distancë prej 18 metrave.
Vendasit shënuan sërish gol në të 77 minutë ku protagonist ishte Paulo Dybala me një pasim të saktë në drejtim të Gonzalo Higuain.
Gjyqtari kryesor akordoi një penalti në të 82 minutë për Genoan, por pas shikimit në kamerë të pozicionit, 11 metërshi u anulua për mysafirët.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gol dhe kështu, Juventus triumfoi me rezultat 2-0.
Juve në çerekfinale do të takohet me skuadrën e Torinos. Kjo e fundit arriti të triumfoj si mysafire e ekipit të Romës me rezultat 2-1. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yXum2SZ26sQ