Telegrafi

Juventusi me ndryshime të ndjeshme ndaj Chievos

Sami Khedira, Giorgio Chiellini dhe Claudio Marchisio do të jenë jashtë shkaku i lëndimeve për ndeshjen me Chievon. 

Ndeshja që fillon në ora 18:00, Zonjën e Vjetër do të luajë me disa ndryshime.

“Szczesny  dhe Matuidi do të luajnë nga minuta e parë. Buffon do të pushojë”, ka thënë Allegri i cili ka shtuar se për pjesën tjetër do të vendos më vonë.

Douglas Costa mund të debutojë në krahun e djathtë, ndërsa mund të ketë minuta edhe për Benedik Howedes dhe Frederico Bernardeschin. /Telegrafi/


Skuadra e Juventusit: Buffon, De Sciglio, Benatia, Pjanic, Cuadrado, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Pinsoglio, Mandzukic, Hoëedes, Asamoah, Szczesny, Rugani, Lichtsteiner, Sturaro, Bentancur, Bernardeschi, Caligara.