Juventusi ka luajtur baras 1-1 në udhëtim te Venezia në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.
Ekipi i Massimiliano Allegrit nuk ka arritur ta marrë edhe fitoren e tretë radhazi dhe të ngjitet në tabelë, pasi ka dështuar të fitojë ndaj Venezias.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Juventusit, i cili krijoi më shumë teksa shënoi edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 32-të dhe ishte Alvaro Morata, i cili shënoi për epërsinë 0-1.
HT | Al riposo in vantaggio grazie al gol di @AlvaroMorata ⚽️
Nel finale di primo tempo @Cuadrado a pochi centimetri dal raddoppio. #VeneziaJuve [0-1] #ForzaJuve pic.twitter.com/iuHEVpeqcd
— JuventusFC (@juventusfc) December 11, 2021
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por me vetëm vendasit që arritën ta tundin rrjetën.
Mattia Aramu (55’) u përkujdes të barazojë shifrat 1-1 dhe deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar edhe përkundër rasteve të shumta të Juventusit.
FT | Aramu risponde a @AlvaroMorata. Il match finisce in parità.#VeneziaJuve [1-1] #ForzaJuve pic.twitter.com/Y6qqJPP6kp
— JuventusFC (@juventusfc) December 11, 2021
Pas këtij barazimi, Juventusi e sheh veten në pozitën e gjashtë me 28 pikë, ndërsa Venezia renditet e 16-ta me 16 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Zonja e Vjetër udhëton te Bologna, ndërsa Venezia luan në udhëtim te Sampdoria. /Telegrafi/