Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Parmas me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 10-të të Serie A.
Ndeshja nisi shumë keq për Zonjën e Vjetër, që pranuan gol që në minutën e tretë me Enrico Del Praton që shënoi për 1-0.
Por Juventusi arriti që të barazojë rezultatin në minutën e 31-të, kur Weston McKennie gjeti rrjetën për 1-1 me një gjuajtje me kokë.
Parma arriti të shkojë në pushim me epërsi, fal një goli nga kundërsulmi, ku Simon Sohm shënoi për 2-1.
Me të filluar pjesa e dytë, Francisco Conceicao asistoi te Timothy Weah që shënoi për 2-2.
FT |⌛| Termina in pareggio la sfida contro il Parma.
Powered by @EASPORTSFC#JuveParma pic.twitter.com/fnAVK2wNP0
— JuventusFC (@juventusfc) October 30, 2024
Deri në fund Juventusi kërkoi fitoren, por nuk ia arriti duke marr barazimin e dytë me radhë në kampionat./Telegrafi/