Juventusi është ndalur në shtëpi me barazim 3-3 ndaj Parmas në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në përgjithësi Bianconerëve, të cilët përveç menaxhimit të lojës dhe rasteve, arritën të shënojnë edhe një gol.
Rasti i parë ideal ishte ai i minutës së 34-të kur Sami Khedira goditi shtyllën, ndërsa goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 36-të dhe ishte Cristiano Ronaldo që shënoi për 1-0.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe të dyja skuadrat arritën të krijojnë shumë dhe të shënojnë nga dy, respektivisht tri gola nga Parma.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 62-të dhe ishte Daniele Rugani që shënoi për 2-0, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Parma ngushtoi rezultatin 2-1 me anë të Antonino Barilla.
Ky gol shkundi Juventusin që u hodh shpejt përsëri në sulm dhe në minutën e 66-të gjeti përsëri golin me anë të Ronaldos, i cili shënoi me kokë për 3-1.
Në minutën e 74-të Parma u kthye përsëri në lojë me anë të Gervinhos, i cili shënoi me thembër për 3-2, ndërsa në minutat shtesë sulmuesi gjeti edhe golin e barazimit 3-3 duke vulosur rezultatin përfundimtar.
90+3' GOAAAAAAAAAAAAAAALL!!!!
THEY CALL IT SCENES!!!!!
Gervais Lombe Yao Kouassi!
WHAT HEART! WHAT A TEAM! 💛💙 #JuventusParma 3-3 pic.twitter.com/cIqwV97wVG
— Parma Calcio 1913 (@ParmaCalcio_en) February 2, 2019
Pas këtij barazimi, Juventusi ka 60 pikë në vendin e parë, ndërsa Parma renditet në pozitën e 12-të me 29 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër udhëton te Sassuolo, ndërsa Parma e pret në shtëpi Interin. /Telegrafi/
🦓 Juventus 1⃣🆚0⃣ Parma 💛💙
⚽ Ronaldo 🇵🇹pic.twitter.com/iI28BboTsD— JuveFCid 🦓 (@JuveFCid) February 2, 2019
Rugani scores in two back to back home goals now…#JuveParma 2-0 pic.twitter.com/3CPyYFZa2Q
— Juventino (@juventinotdot) February 2, 2019
🦓 Juventus 2️⃣🆚1⃣ Parma 💛💙
⚽ Barillà 🇮🇹pic.twitter.com/dly6koegVg— JuveFCid 🦓 (@JuveFCid) February 2, 2019
Rooooooonaldo Again goallll
pic.twitter.com/5PYBpk8COZ— Ahmad (@AhmadAWR) February 2, 2019
🦓 Juventus 3️⃣🆚2️⃣ Parma 💛💙
⚽ Gervinho 🇨🇮pic.twitter.com/WNsFb406cT— JuveFCid 🦓 (@JuveFCid) February 2, 2019
Gervinho’s 2nd goal for Parma 🥴 pic.twitter.com/CWkPgmrpTI
— Cristiano Babe✨ (@cristianobabe) February 2, 2019