Telegrafi

Juventusi mund të mendojë për rikthimin e Alvaro Moratas

Alvaro Morata te Atletico Madridi (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Të gjitha shenjat tregojnë që Luis Suarez do të shkojë te Juventusi, por është agjenti i njohur Giovanni Branchini thotë se klubi bardhezi do të rikthejë Alvaro Moratan që luan te Atletico Madridi.

Bianconerët po kërkojnë një qendërsulmues të ri, pasi Gonzalo Higuain është duke e negociuar ndërprerjen e parakohshme të kontratës.

Shumë mediume në Spanjë dhe Itali, shkruajnë se Suarez ka rënë dakord për kushtet personale dhe një kontratë dy-vjeçare me Juven, ku do të fitojë 10 milionë euro në sezon, me mundësi për të vazhduar edhe për një vit tjetër.

Alvaro Morata te Atletico Madrid (Foto: Caparros/Getty Images)

“Unë nuk mendoj se qendërsulmuesi i ri i Juves do të jetë Moise Kean, Suarez, Edin Dzeko ose Edinson Cavani”.

Lexo po ashtu Gazeta Marca zbulon detaje nga marrëveshja personale e Luis Suarezit me Juventusin

“Unë besoj se Juve do të synojë të rikthejë Moratan”, ka thënë agjenti Branchini për Radio Deejay.

Për Moratan do të ishte një rikthim në Torino, pasi ai ishte blerë nga Real Madridi për 20 milionë euro në korrik të vitit 2014.

Alvaro Morata (Foto: Julian Finney/Getty Images)

Ishin Merengues që aktivizuan opsionin e tyre për ta ri blerë për 30 milionë euro në vitin 2016.

Ai aktualisht është te Atletico Madrid, ndërsa Juve mund të ofrojë lojtarë në shkëmbim. /Telegrafi/