Juventusi ka pësuar humbje 1-0 ndaj Sassuolos në kuadër të javës së 30-të në Serie A.
Pjesa e parë nuk është se prodhoi raste serioze, me dy skuadrat që nuk arrin të gjenin hapësira në pjesën defanzive të njëra-tjetrës.
45 minutat e dytë ishin më efektiv, sidomos për vendasit, që ia dolën ta shënonin golin e fitores.
HT|⏳| Possiamo fare meglio. Dai ragazzi!#SassuoloJuve [0-0] pic.twitter.com/UYS5UBJOS9
— JuventusFC (@juventusfc) April 16, 2023
Rasti i parë serioz në këtë takim u krijua në minutën e 56-të, kur Gregoire Defrel testoi Mattia Perinin që bëri një pritje brilante.
Por, Defrel ia doli ta mposhtë portierin në minutën e 64-të, duke shënuar për 1-0.
65' | #SassuoloJuve 1⃣-0⃣
⚽️ GREGOIREEEEEEEEEEEE DEFREEEEEEEEEEEELLLLLLLL#ForzaSasol 🖤💚 pic.twitter.com/g53IMKcYyU
— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) April 16, 2023
Juventusi më pas u aktivizua më shumë, duke rrezikuar me anë të Federico Gattit (74’), por portieri i Sassuolos ishte në vend dhe priti gjuajtjen e tij me kokë.
Pas javës së 30-të, Juventusi gjendet në vendin e shtatë me 44 pikë, ndërsa në xhiron e 31-të do të ketë punë me liderin, Napolin. /Telegrafi/