Telegrafi

Juventusi mposht Sampdoria, vazhdon t’i afrohet kreut

Juventusi ka arritur të mposht Sampdorian si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 20-të në Serie A.

Ndeshja mes Sampdorias dhe Juventusit doli  të jetë e fortë  me të dy skuadrat që luftuan fortë nga fillimi deri në fund.

Juventusi që në rastin e parë serioz arriti të shënojë. Zhvillohej minuta e 20-të kur Alvaro Morata asistoi te Federico Chiesa i cili nuk e kishte të vështirë të shënonte për 1-0.

 

Zonja e Vjetër ka mundur të shtojë epërsinë në pjesën e parë, por Cristiano Ronaldo dështoi nga dy raste të mira.

 

Me fillimin e pjesës së dytë Fabio Quagliarella kishte rastin më të mirë për vendasit, por pa sukses.

Krejt në fund të lojës Juventusi arriti të shënojë edhe golin e dytë.

Juan Cuadrado pasoi bukur për Aaron Ramseyn i cili në portën e zbraztë shënoi për 2-0.

 

Me këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 39 pikëve, shtatë më pak se Milani, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar./ Telegrafi/