Juventus ka triumfuar në derbin e javës ndaj Romës.
Skuadra e Max Allegrit ka shënuar fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Romës, duke vazhduar serinë pa humbje në shtëpi.
Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por me Juventusin që shënuan një gol me anë të sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuain.
Argjentinasi shënoi supergol në minutën e 14-të të takimit, duke ngritur në dëlirë tifozët juventin, pasi më parë u shërbye nga Sami Khedira dhe më këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
Pjesa e dytë e ndeshjes i takoi Romës për nga paraqitja dhe rastet, por pa arritur të gjejnë golin e barazimit në asnjë rast dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Juventusit me rezultat 1-0.
Pas kësaj fitore, Juventusi ruan pozitën e parë me 42 pikë apo shtatë më shumë se Roma në vendin e dytë, ndërsa në ndeshjen e ardhshme luajnë ndaj Bolognas, respektivisht Chievos. /Telegrafi/
Goooool, Higuain. pic.twitter.com/H6ICdaQbzr
— Khaled Al Nouss (@khaledalnouss1) December 17, 2016