Juventusi ka fituar 3-0 ndaj Lazio në kuadër të javës së 15-të në Serie A.
Zonja e Vjetër e nisi mirë ndeshjen, duke krijuar shanse për gol, por një i tillë ariti vonë në 45 minutat e parë.
Ishte minuta e 43-të e takimit, kur Adrien Rabiot asistoi te Moise Kean, që realizoi për 1-0.
43'|⚽️| MOISEEEEE KEAN 👀
Palla scavata da Adrien e chiusa con un pallonetto da Moise 🤍🖤 #JuveLazio [1-0] @EA_FIFA_Italia pic.twitter.com/bKMV0GnIUm— JuventusFC (@juventusfc) November 13, 2022
Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, duke bërë që dy skuadrat të shkonin në pushimin mes pjesëve.
45 minutat e dytë nisën vrullshëm për Juventusin, pasi Kean shënoi të dytin personal dhe të dytin për skuadrën e tij në minutën e 54-të.
54'|⚽️| MOISEEEEEEE x2️⃣
Tap-in dopo una conclusione di Kostić respinta dal portiere!#JuveLazio [2-0] @EA_FIFA_Italia pic.twitter.com/nFOh1Dt1vd— JuventusFC (@juventusfc) November 13, 2022
Torinezët nuk u ndalën me kaq dhe ia dolën të shënonin edhe golin e tretë, tani me anë të Arkadiusz Milik, që shënoi në minutën e 90-të, me asistimin e Federico Chiesas.
Pas javës së 15-të, Juventusi është ngjitur në vendin e tretë me 31 pikë, dhjetë më pask se lideri Napoli, ndërsa në xhiron e 16-të do kenë punë me Cremonesen. /Telegrafi/