Juventusi ka mposhtur me lehtësi dhe rezultat të thellë 4-1 Palermon.
Skuadra e Max Allegrit ka shënuar edhe një fitore të radhës në Serie A, pasi kësaj radhe kanë fituar në ‘Juventus Stadium’ ndaj Palermos.
‘Zonja e Vjetër’ e dominoi gjithë ndeshjes ndaj sicilianëve të cilët më shumë kishin ardhur për një barazim.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 13 të ndeshjes, ku shënoi Claudio Marchisio nga afërsia për 1-0.
Në minutën e 40 të ndeshjes, Juve dyfshoi epërsinë me anë të Paulo Dybalas, i cili shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 2-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, vendasit përveç që arritën të ruajnë epërsinë, arritën të shënojnë edhe dy gola dhe të sigurojnë fitoren.
Ishte argjentinasi Gonzalo Higuain, i cili shfrytëzoi për mrekulli një top nga Dybala dhe shënoi në minutën e 63 për 3-0.
Deri në fund të ndeshjes, Juve arriti të shënoi edhe një gol me anë të Dybalas, i cili shënoi pas asistimit të Higuain dhe vulosi fitoren e skuadrës, ndërsa edhe Palermo shënoi golin e nderit në minutat shtesë me anë të Ivaylo Chochev dhe ndeshja përfundoi me rezultat 4-1.
Pas kësaj fitore, Juve e sheh vetën në vendin e parë me 63 pikë apo dhjetë më shumë se Roma në vend të dytë, por me një ndeshje më pak, ndërsa Palermo renditet e 18-ta me 14 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Rn_CtpfVB98
https://twitter.com/lanadawood/status/832701001895387136
#SerieA Definite uno, Pipita! GOLAZO de Higuaín para la goleada de la #Juventus. ⚽️⚽️⚽️https://t.co/kV29aZ1C4Y
— InfoFútbol (@InfoFutbol_Web) February 17, 2017
https://www.youtube.com/watch?v=Y3u1spCUQ7k