Juventusi ka fituar me rezultat minimal 1-0 në derbin e javës në Serie A ndaj Romës, duke vazhduar serinë e rezultateve pozitive në kampionat.
Pjesa e parë filloi më mirë për Juventusin të cilët edhe gjeten shpejt golin e parë të ndeshjes me anë të Medhi Benatias.
Goli i mbrojtësit maroken erdhi në minutën e 18-të të ndeshjes, ku pas një harkimi në zonë fillimisht tentoi Giorgio Chiellni, por topi i prit nga portieri Alisson Becker, ndërsa nga topi i kthyer Benatia një herë goditi traversën dhe pastaj gjeti golin e 1-0.
Në vazhdim Roma u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit, por një mundësi e mirë u shpërdorua nga Stephan El Shaarawy (27′), i cili nuk u tregua i saktë nga afërsia dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat minimal.
Në pjesën e dytë, rastet e parë u treguan për Gonzalo Higuain (52′) dhe (68′), por në dy rastet dështoi të gjej rrjetën.
Në vazhdimin e pjesës së dytë edhe Roma pati raste të mira për ta barazuar rezultatin me anë të Edin Dzeko (71′) dhe Alessandro Florenzi (80′), por goditja e të parit përfundoi në portë dhe e të dytit u ndal nga traversa.
Në minutat shtesë ishte edhe Miralem Pjanic, i cili goditi traversën dhe Patrik Schik, i cili humbi rast ideal i vetëm me portier dhe shifrat mbeten të pandryshuara dhe kështu Zonja e Vjetër fitoi në fund me rezultat minimal 1-0.
Pas kësaj fitore, Juventusi vazhdon t’i qëndroj afër Napolit me vetëm një pikë më pak në vendin e dytë, ndërsa Roma mbetet në pozitën e katërt me 38 pikë, por me një ndeshje më pak.
Në ndeshjen e ardhshme, Zonja e Vjetër udhëton në drejtim të Veronas, ndërsa Roma e pret në shtëpi Sassuolon. /Telegrafi/