Mediat në Itali pohojnë se testet e kryera nga Teun Koopmeiners këtë mëngjes përjashtuan një dëmtim muskulor, ndaj bardhezinjtë shpresojnë që mesfushori holandez të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Serie A kundër Fiorentinës.
Juventusi mund të marrë frymë lehtë për gjendjen fizike të Koopmeiners pasi holandezi ka shmangur një dëmtim të muskujve.
Holandezi iu nënshtrua testeve mjekësore në J Medical mëngjesin e sotëm pasi u largua gjatë një ndeshjeje ndaj Monzas të dielën mbrëma.
Sky Sport Italia dhe Ilbianconero.com, pohojnë se testet e mëngjesit të sotëm përjashtuan një dëmtim të muskujve për ish-yllin e Atalantas.
Prandaj, Juventus shpreson se 26-vjeçari do të jetë i disponueshëm për përzgjedhje të dielën kur do të presë Fiorentinën në “Allianz Stadium” në ndeshjen e fundit të vitit.
Koopmeiners ka dy gola dhe tre asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Juventusi të hënën pasdite u stërvit në mëngjes dhe lojtarëve pastaj i është dhënë dy ditë pushim më 24 dhe 25 dhjetor. /Telegrafi/