Juventusi ka fituar ndaj Sassuolos me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A, falë dy golave të yllit portugez, Cristiano Ronaldo.
Zonja e Vjetër ka gjetur fitoren edhe në ndeshjen e katërt, nga po kaq ndeshje në kampionatin italian dhe tani prinë renditjen me pikë të plota.
Pjesa e parë e takimit ishte për një nuancë më e mirë për Juventusin, të cilët ishin më kërkues dhe patën raste më të mirë shënimi.
FINE PT
Juve all'attacco ma match bloccato all'Allianz Stadium. Continuiamo a spingere! 💪#JuveSassuolo 0-0#ForzaJuve 🏳️🏴 pic.twitter.com/MCZsnVESI7
— JuventusFC (@juventusfc) September 16, 2018
Emre Can (19′) dhe Mario Mandzukic (25′) provuan me disa goditje të mira, por portieri Andrea Concigli ia mohoi golin në të dy rastet.
Në pjesën e dytë, Zonja e Vjetër hyri më furishëm në lojë dhe pas vetëm pesë minutave lojë shënoi me anë të Cristiano Ronaldos, i cili nga afërsia shënoi për 1-0, golin që ishte i pari i tij në Serie A.
Ylli portugez u tregua i saktë edhe në minutën e 65-të të ndeshjes, ku pas një kundërsulmi të shpejt gjeti rrjetën duke quar epërsinë në 2-0.
Në vazhdimin e ndeshjes, u shpeshtuan rastet për të dyja skuadrat, ku Sassuolo provoi me anë të Federico Di Francesco (67′) dhe Alfred Duncan (75′), ndërsa Juventusi përsëri me Ronaldon (77′), por shifrat mbeten të pandryshuara deri në minutat shtesë kur Khouma Babacar vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.
Kështu, pas 90 minutave lojë Bianconerët arrijnë të marrin fitoren e radhës në Serie A dhe tani pas katër xhirove prijnë të parët me 12 pikë, ndërsa Sassuolo renditet në vendin e tretë me shtatë pikë.
Në ndeshjen e radhës, skuadra nga Torino udhëton te Frosinone, ndërsa Sassuolo e pret Empolin. /Telegrafi/
https://twitter.com/ahadfooty_II/status/1041329261561503746
https://twitter.com/Ale_Novelli87/status/1041339544073904129