Juventusi ka fituar ndaj Monzas në kohën shtesë me rezultat 2-1 në kuadër të ndeshjes hapëse të javës së 14-të të Serie A.
Zonja e Vjetër e nisi mirë takimin kur fitoi penallti në minutën e 11-të, por Dusan Vlahovic, gaboi në dy tentativa.
Por nuk vonoi shumë dhe pas një minute në këndoren e fituar Adrien Rabiot gjuajti me kokë, kur shënoi me kokë për 1-0.
https://twitter.com/FootColic/status/1730678057491435692
Pjesën e dytë Juve e ruajti rezultatin në pjesën e dytë, deri në kohën shtesë.
Zhvillohej minuta e parë e kohës shtesë, kur Valentin Carboni shënoi për 1-1.
Valentín Carboni's goal for Monza vs. Juventus!https://t.co/1wCdZoRtFw
— Roy Nemer (@RoyNemer) December 1, 2023
Por pas tre minutash, mbrojtësi Federico Gatti që shpesh herë i ka fituar pikë Juventusit këtë sezon, gjuajti dhe shënoi për 2-1.
Rabiot with a brilliant run in the lead-up to Gatti's winner.
Adrien the MOTM vs. Monza.
https://t.co/on2ERpJ61f— Inconvenient Truth (@ITruth98) December 1, 2023
Me këtë fitore të besuarit e Max Allegrit marrin pozitën e parë me 33 pikë, një më shumë se sa Interi që ka një ndeshje më pak./Telegrafi/