Juventusi ka marr një fitore të vështirë, por shumë të rëndësishëm ndaj Lecces si mysafir me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 12-të në Serie A.
Max Allegri ishte pa dhjetë lojtarë të rëndësishëm në këtë ndeshje, ndërsa startoi me disa të ri.
Pjesa e parë i takoi Juventusit, por nuk ishte i qartë në 30 metrat e fundit, ku duhet të ishin të rrezikshëm.
HT |⏳| goalless at the break 💪 Let's shift gears! #LecceJuve pic.twitter.com/SkDWNzXH1b
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 29, 2022
Në pjesën e dytë Zonja e Vjetër e shtoi presionin, duke krijuar më shumë raste.
Ishte Arek Milik që kishte një rast të mirë në fillimin e pjesës së dytë, por gjuajtja e tij u prit nga portieri.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 73-të, kur i riu Nicolo Fagioli me një goditje të bukur la të shtangur portierin për 1-0.
https://twitter.com/Underdog_Soccer/status/1586416656741548033
Deri në fund vendasit u munduan të barazojnë dhe kishin rast të mirë me Morten Hjulmand që goditi shtyllën.
FT | ⌛️ | Victory earned at the Via del Mare 💪#LecceJuve #ForzaJuve pic.twitter.com/S7FJsrQQac
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 29, 2022
Juventusi tani ka 22 pikë dhe përkohësisht mban vendin e gjashtë në Serie A. /Telegrafi/