Mario Gotze është lojtari i parë që pritet të largohet nga Bayerni në fund të stinorit.
Mesfushori gjerman nuk ka pasur hapësira këtë edicion në skuadrën kampione të Gjermanisë dhe ka paralajmëruar largimin e tij nga ‘Allianz Arena’.
Heroi i Gjermanisë në Kupën e Botës, sipas të gjitha gjasave do të ndryshoi edhe kampionat dhe nuk pritet të mbetet në Bundesliga.
Së fundmi në garë për të është futur edhe lideri i Serie A, Juventus që e dëshiron në skuadër.
Trajneri Massimiliano Allegri është në kërkim të një mesfushori ofensivë dhe e sheh Gotzen si idealin për Juventusin e tij.
Gjithsesi për ta blerë gjermanin, Juventus duhet të paguaj rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/