Hellas Verona dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Bianconerët janë mysafirë të Veronës në takimin e vlefshëm për javën e 23-të në Serie A, i cili zhvillohet në Marc’Antonio Bentegodi nga ora 20:45.
Vendasit janë në formë të mirë dhe presin rezultat pozitiv edhe ndaj Juventusit, pasi luajnë ndaj tifozëve të tyre dhe nuk kanë asnjë mungesë.
WE HAVE A DREAM! 💪💛💙
#⃣ #VeronaJuve
🕘 20.45
🏟 Bentegodi
📲 @DAZN_IT, @RadioVerona, @HellasVeronaFC pic.twitter.com/JUDOUjGRUc— Hellas Verona FC (@HellasVeronaFC) February 8, 2020
Në anën tjetër, ekipi i Maurizio Sarrit synon tri pikët nga ky udhëtim, pasi synon të mbaj vendin e parë dhe diferencën me Interin.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Arrivati allo stadio! 👌#VeronaJuve pic.twitter.com/uJIwt6xP2H
— JuventusFC (@juventusfc) February 8, 2020
Te Verona nga minuta e parë luajnë edhe dy mbrojtësit shqiptar: Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.
Verona: Silvestri; Rrahmani, Kumbulla, Gunter; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Pessina, Zaccagni; Borini
Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Costa, Higuain, Ronaldo.
/Telegrafi/