Juventusi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Bolognas me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 18-të në Serie A.
“Zonja e Vjetër” e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke realizuar që në start.
Një pasim i bukur ni Federico Bernardeschit gjeti Alvaro Moratan që shënoi për 1-0 më një goditje të saktë nga brenda zonës.
Asistencia de Fede Bernardeschi y gol de Morata. La primera mitad termina 0-1.#ForzaJuve pic.twitter.com/WgBafzEkPJ
— Bianconeri Zone Español (@BianconeriZonEs) December 18, 2021
Rasti i vetëm i mirë tjetër në pjesën e parë ishte ai i Mattias Svanberg që gjuajti bukur me gërshërë, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Edhe pjesa e dytë nuk është se kishte shumë raste.
Në minutën e 66-të, Bologna provoi barazimin, por goditja e Nicolas Dominguez u ndal nga Wojciech Szczesny.
Juventusi siguroi fitoren në minutën e 69-të, kur Juan Cuadrado gjuan bukur nga brenda zonës dhe qëlloi cakun për 2-0.
🗣️𝙂⚽𝙇 𝘿𝙀 𝙅𝙐𝙑𝙀𝙉𝙏𝙐𝙎‼️
👤 Cuadrado
⏱️ 69'
Bolonia 0️⃣🆚2️⃣ Juventus#SerieA 🇮🇹 🏆
⬇️ TELEGRAM ⬇️https://t.co/AEeAxEHR6apic.twitter.com/jqqqhKBlJC— ElForasteroDeportivo (@ElForadeportivo) December 18, 2021
Fitorja e Juventusit ka mundur të jetë me e thellë, por në minutat shtesë Cuadrado nuk ishte i saktë.
Me këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e gjashtë, që më pak se lideri Interi. /Telegrafi/