Juventusi ka arritur të marr një fitore të madhe si mysafir i Empolit me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së 27-të në Serie A.
Ndeshja doli të jetë interesante me gola fe raste nga të dyja palët.
Të parët që kaluan në epërsi ishin juventinët që shënuan me Moise Kean që shënoi me kokë pas asistimit të Adrien Rabiot në minutën e 32-të.
https://twitter.com/Gola59989669/status/1497630067874275331
Empoli barazoi rezultatin në minutën e 40-të, kur Szymon Zurkoëski përfitoi nga një tollovi për ta dërguar topi në rrjetë për 1-1.
https://twitter.com/Gola59989669/status/1497630936078462980
Por Juventusi e mbylli pjesën e parë në epërsi kur në kohën shtesë Dusan Vlahovic shënoi për 2-1.
https://twitter.com/juve_canal/status/1497631484231962625
Pjesa e dytë nis më qetë më skuadrat që ishin më të kujdesshme.
Juventusi shtoi epërsinë në dy gola me sulmuesin Vlahovic që përfitoi nga një asistim i Alvaro Moratas kur shënoi për 3-1 në minutën e 66-të.
That first touch from Vlahovic 👏👏👏
https://t.co/CQENdpFx01— Italian Football News 🇮🇹 (@footitalia1) February 26, 2022
Empoli u kthye në lojë në minutën e 76-të, kur Andrea La Mantia me një goditje të fortë nga brenda zonës shënoi për 3-2.
https://twitter.com/Gola59989669/status/1497644504769257481
Vendasit ishin më kërkues në minutat e fundit, por që nuk arritën ta ndryshonin rezultatin.
Juventusi me këtë fitore përforcon pozitën e katërt me 50 pikë dhe tani është shtatë pikë larg liderit Milan që ka 57 pikë. /Telegrafi/