Juventusi është rikthyer te fitoret në Serie A pas dy barazimeve të njëpasnjëshme.
Kampioni i shumëfishtë italian ka arritur ta mposht Spezian me rezultat të pastër 2-0.
Vetëm pas nëntë minutave lojë rezultati u zhbllokua me një gol fantastik.
Ishte sulmuesi serb, Dusan Vlahovic që realizoi një tjetër gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë për 1-0.
Për sulmuesin e Juventusit ky ishte goli i dytë radhazi që e realizon nga gjuajtja e lirë, pasi një gjë të tillë e bëri edhe të shtunën ndaj Romës.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimal të Zonjës së Vjetër 1-0.
Për dallim nga pjesa e parë, 45 minutat e fundit të sfidës ishin më të qetë dhe me më pak raste shënimi.
Zonja e dytë kërkonte me ngulm golin e dytë dhe u desh minutat e fundit të gjenin golin e sigurisë.
Talenti italian Miretti asistoi bukur tek transferimi i ri i Juventusit, Arkadiusz Milik i cili shënoi nga afërsia për 2-0.
Juventus kësisoj merr fitoren e dytë në kampionat, derisa ka edhe dy barazime.
Me këtë fitore Juventus ngritët në pozitën e pestë në tabelë me tetë pikë, dy më pak se lideri Roma.
Ndeshjen e ardhshme Juventusin e pret derbi me Fiorentinën në udhëtim, derisa Spezia pret Bolognën. /Telegrafi/