Klubi italian, Juventusi thuhet se është i interesuar të përfundoj këtë edicion dhe të nisë edicionin e ri me një trajner tjetër, pasi Thiago Motta nuk ka bindur me aftësitë e tij.
Sipas Corriere dello Sport, Juventusi ka thirrur Roberto Mancinin për t’i ofruar atij mundësinë për të marrë drejtimin si trajner i tyre i ri.
Ata kanë kontaktuar me italianin për të zëvendësuar Mottan dhe për të ndihmuar Bianconerët të mbyllin sezonin 2024/25 në një nivel të lartë.
Atij gjithashtu i është ofruar mundësia për të filluar një projekt të ri në krye të klubit në sezonin 2025/26, duke përfshirë marrjen e fjalës për transferimet e verës.
Motta është nën presion të madh te Juventusi, i cili ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit për të dalë nga gara e tillit Serie A në një garë për top-4.
Përveç Mancinit, Juventusi është lidhur edhe me emra tjerë trajnerësh siGian Piero Gasperini, Antonio Conte dhe Igor Tudor. /Telegrafi/