Juventusi do të jetë pa Cristiano Ronaldo për ndeshjen e tyre në Serie A kundër Brescia nesër (24 shtator).
Maurizio Sarri konfirmoi në një konferencë për shtyp se portugezi nuk do të luajë në këtë takim shkaku i një tendosje në kofshë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë tani zyrtarisht nuk do të udhëtojë për në Brescia për shkak të lëndimit të pësuar ndaj Hellas Veronës në fundjavën e kaluar.
Ai gjithashtu nuk do të jetë pjesë e ceremonisë të ‘The Best’ nga FIFA në Teatro alla Scala në Milano këtë mbrëmje.
Gonzalo Higuain po ashtu mund të mos luajë për shkak të hundës së thyer, ndërsa treshja e dëmtuar Giorgio Chiellini, Mattia De Sciglio dhe Douglas Costa mbeten jashtë.
Ende nuk ka vend për Mario Mandzukic, i cili vazhdon të lidhet me një transferim në Katar.
Skuadra e Juves për t’u përballur me Brescia: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani, Demiral; Pjanic, Khedira, Ramsey, Matuidi, Emre Can, Rabiot, Bentancur; Dybala, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi. /Telegrafi/
Next Match ➡️ #BresciaJuve 🔜
Ecco i convocati bianconeri ⚪️⚫️👇🏻#ForzaJuve pic.twitter.com/WKRPTHf5Hm— JuventusFC (@juventusfc) September 23, 2019