Site icon Telegrafi

Juventusi konfirmon se Demiral e ka kryer operimin me sukses, mungon shtatë muaj

Merih Demiral (Foto: Paolo Bruno/Getty Images)

Juventus e ka konfirmuar se Merih Demiral do të jetë jashtë fushave për gjashtë deri në shtatë muajt e ardhshëm, ndërsa operacioni i tij është kryer me sukses në ligamentin anësor kryqëzues.

Zonja e Vjetër shkruan në faqen e tyre zyrtare se ndërhyrja e turkut u bë në klinikën Hochrum në Innsbruck dhe ishte krejtësisht e suksesshme.

Deklarata pretendon se Demiral: “Iu nënshtrua rindërtimit të ligamentit anësor të kryqëzuar dhe meniskut lateral të gjurit të majtë”.

Demiral kishte shënuar gol në fitoren 2-1 ndaj Romës në Stadio Olimpico.

Mbrojtësi turk së fundmi e kishte lënë jashtë formacionit Matthijs de Ligt, edhe pse ky i fundit u ble 75 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version