Juventusi ka konfirmuar se Matthijse de Ligt ka dislokuar (ka nxjerrë nga vendi) krahun e djathtë.
Mbrojtësi holandez e lëndoi krahun e djathtë në fitoren 3-1 ndaj Atalantas të shtunën.
De Ligt fillimisht tentoi ta largonte topin nga këmba e kundërshtarit, por nga rrëshqitja e dislokoi krahun e djathtë.
“Juventusi mund të konfirmojë se lojtari ynë Matthijs de Ligt ka dislokuar krahun e djathtë në fitoren 3-1 ndaj Atalantas këtë të shtune”, thuhet në komunikatën e Zonjë së Vjetër.
Skuadra italiane duhet të pres njoftimin nga stafin mjekësore për të ditur më saktësisht se sa do të mungojë holandezi.
Mbrojtësi i talentuar me gjasë mund ta humbasë vetëm përballjen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, për t’u rikthyer më pas në fundjavën e ardhshme. /Telegrafi/
OFFICIAL: Matthijs de Ligt played through a dislocated shoulder in Juventus' win vs. Atalanta on Saturday. pic.twitter.com/LkEx3GvqLa
— Play Squawka Selector for Free (@Squawka_Live) November 24, 2019