Telegrafi

Juventusi konfirmon se Cuadrado është i infektuar me COVID-19

Juventusi ka bërë të ditur se Juan Cuadrado është infektuar me COVID-19.

Zonja e Vjetër ka kompletuar testimet e fundit në lojtarët në lidhje me pandeminë botërore.

Por, kampioni në fuqi i Serie A-së ka bërë të ditur se Cuadrado ka rezultuar pozitive me coronavirus.

“Juventusi njofton se gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, Juan Cuadrado ka rezultuar pozitiv për COVID-19,” shkroi klubi në një komunikatë.

“Lojtari tashmë është vendosur në izolim dhe është asimptomatik.”

Zonja e Vjetër është pra pa dy mbrojtësit kundër liderit në lig Milanit në duelin që luhet në të mërkurën, pasi edhe Alex Sandro ka rezultuar pozitiv pa ditë më parë. /Telegrafi/