Juventusi e kanë konfirmuar se mesfushori Blaise Matuidi ka testuar pozitiv me coronavirus.
Mesfushori francez bëhet lojtari i dytë i Juventusit që ka dal pozitivisht me Covid-19 pas Daniele Ruganit.
“Blaise Matuidi i është nënshtruar testeve mjekësore që kanë zbuluar se ai është pozitiv me Coronavirus-COVID-19”.
Second player tested positive for COVID-19https://t.co/y1c3b62lCE pic.twitter.com/gr6rNQrZfB
— JuventusFC (@juventusfcen) March 17, 2020
“Lojtari, që nga e mërkura 11 Mars, ka qenë në izolim vullnetar në shtëpi. Ai do të vazhdojë të monitorohet dhe do të ndjekë të njëjtin regjim. Ai është mirë dhe është pa simptoma”, thuhet në faqen e Juventusit.
Daniele Rugani tash e disa ditë është në izolim, pasi edhe ai kishte rezultuar pozitiv. /Telegrafi/