Juventusi e ka zyrtarizuar skuadrën për ndeshjen e së dielës në Superkupën e Italisë ndaj Lazios që do të zhvillohet në Rijad.
Ndeshja do të zhvillohet mes fituesit të kampionatit dhe Kupës.
Trajneri Maurizio Sarri e ka emëruar skuadrën e tij për udhëtim, ku e ka përfshirë edhe kapitenin Giorgio Chiellini, edhe pse ai nuk mund të luajë pas operimit të gjurit.
📃🏆 Ready for Riyadh! Our 24-man Bianconeri squad for the #CocaColaSupercup ⚪️⚫️#JuveLazio #FinoAllaFine #ForzaJuve pic.twitter.com/jRmOp8kJrj
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) December 20, 2019
Ai ka qenë i pranishëm në të gjitha ndeshjet e Bianconerëve këtë sezon, duke i shikuar ndeshjet nga shkallët.
Wojciech Szczesny dhe Alex Sandro janë gjithashtu të pranishëm, pavarësisht se pësuan dëmtimi këtë javë, por nuk dihet nëse do të jenë në dispozicion për të luajtur.
Skuadra e Juventusit për ndeshjen me Lazion: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonucci, Rugani, Demiral; Pjanic, Ramsey, Matuidi, Emre Can, Rabiot, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Cuadrado, Pjaca, Higuain, Bernardeschi.
/Telegrafi/