Site icon Telegrafi

Juventusi konfirmon fitimin prej 42 milionë eurosh – synim sërish Scudetto

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka konfirmuar fitimin e Bianconerëve prej 42.6 milionë eurosh dhe synimin e klubit për të fituar Scudetton e shtatë radhazi.

Para takimit të aksionarëve të Juventusit ishte presidenti ai që foli para Juventusit.

“Ne kemi arritur finalen e Ligës së Kampionëve dhe synimi është që të vazhdojmë në nivele të njëjta”.

“Tani po presim për një sfidë të re, në aspektin e të drejtave televizive për kampionatin tonë. Aktualisht situata me transmetuesit italianë nuk na jep besim”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Serie A

“Teksa mendoj për kampionatin tonë, ne kemi parë rritje prej për 44 për qind të të drejtave nga 12.8 miliardë në 18.5 miliardë në pak vite, me një rritje prej 5.7 miliardë”.

“Ne po ysnojmë Scudetton e shtatë dhe sukses në Evropë. Të ardhurat ishin 411 milionë euro, me profit prej 42.6 milionë euro”.

“Ne duhet të zhvillojmë një plan dhe kjo do të thotë se objektivi më i afërt është Scudetto”, deklaroi Agnelli. /Telegrafi/

Exit mobile version