Telegrafi

Juventusi kërkon Scudetton e vitit 2006

Juventusit iu mor Scudettoja duke iu dhënë Interit për shkak të Calciopolit dhe katër vite më vonë, pas një takimi të bordit të drejtorëve të Juventusit, është vendosur që me anë të një kërkese zyrtare, të kërkohet titulli, që sipas Bianconerëve u takon atyre.

Ky reagim i klubit nga Torino vjen disa javë pas rihapjes së gjyqit të Calciopolit, të skandalit më të madh në histori të futbollit, që ndryshe tani quhet “Calciopoli 2”. /Telegrafi/