Sandro Tonali mund të rikthehet në Itali pas një kohe të shkurtë të kaluar në Angli te Newcastle United.
Ka qenë gazeta italiane Corriere dello Sport ka dalë sot me një artikull ku shkruan se Juventusi po interesohet për transferimin e Sandro Tonalit.
Por për të arritur deri te mesfushori italian nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Newcastle United kërkon të paktën 55 milionë euro për italianin.
E për të arritur deri te italiani, Juventusi është gati të sakrifikojë një nga yjet e tyre më të mëdha, sulmuesin turk Kenan Yildiz.
Mediat në Itali kanë raportuar se Yildiz pëlqehet shumë nga top klubet angleze si Liverpool, Man Utd e Chelsea që janë të gatshme të shpenzojnë shumë për të.
Zonja e Vjetër synon që nga shitja e Yildiz të fitojë rreth 70 milionë euro dhe me ato para të investojë në Sandro Tonalin, por edhe për ta përforcuar mbrojtjen me Milan Skriniar. /Telegrafi/