Telegrafi

Juventusi kërkon pikët e plota ndaj Sassuolos – formacionet zyrtare

Juventusi përballet me Sassuolon në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin Mapei Stadium – Citta del Tricolore.

Për këtë ndeshje, Sassuolo i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të kërkojë pikët e plota.

Në anën tjetër, Zonja e Vjetër ka mungesat si Alex Sandro që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa Kaoi Jorge dhe Ihattaren janë të lënduar.

Formacionet bazë:

Sassuolo: Consigli; Toljan, Erlic, Ruan, Rogerio; Frattesi, Lopez, Henrique; Bajrami, Pinamonti, Lauriente.

Juventus: Perin, Danilo, Gatti, Bremer, Barbieri, Paredes, Fagioli, Rabiot, Kostic, Milik, Vlahovic. /Telegrafi/