Telegrafi

Juventusi kërkon këndelljen ndaj Monzës, formacionet zyrtare

Juventusi është nikoqir i Monzas në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A.

Zonja e Vjetër nuk ka fituar në dy sfidat e fundit në Serie A ku ka një humbje dhe një barazim.

Përballë skuadrës së rikthyer në elitë Monzas, Juventus synon që të këndellet dhe kërkon tre pikët.

Në anën tjetër edhe Monza në këtë sfidë vije pas barazimit 1-1 me Sassuolon dhe kërkon të shkaktojë befasi.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Szczesny, Gatti, Bremer, Danilo, De Sciglio, Paredes, Fagioli, Rabiot, Kostic, Di Maria, Kean.

Monza: Di Gregorio; Izzo, Pablo Mari, Caldirola; Ciurria, Machin, Rovella, Carlos Augusto; Pessina, Caprari; Mota Carvalho

/Telegrafi/