Site icon Telegrafi

Juventusi kërkon fitoren e tretë radhazi, luan në udhëtim te Venezia – formacionet zyrtare

Juventusi ka mbetur mbrapa për titullin e kampionit, por ata janë ende në garë për një vend që i dërgon në Evropë.

Zonja e Vjetër ka marrë dy fitore radhazi dhe e kërkon të tretën në udhëtim te Venezia në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.

Vendasit janë duke kaluar nëpër një krizë, pasi janë mposhtur në tri ndeshjet e fundit.

Venezia ka qenë skuadër e papërshtatshme këtë edicion dhe synon që t’i shkaktojë probleme edhe Juventusit.

Nga ana tjetër mysafirët synojnë vetëm tri pikët nga kjo sfidë.

Formacionet zyrtare:

Venezia: Romero, Ebuehi, Modolo, Caldara Haps, Ampadu, Crnigoj, Busio, Aramu, Henry, Johnsen.

Juventus: Szczesny, De Sciglio, De Ligt, Pellegrini, Bonucci, Cuadrado, Bernardeschi, Rabiot, Locatelli, Morata, Dybala.

/Telegrafi/

Exit mobile version