Telegrafi

Juventusi kërkon Behramin

Gjiganti italian e ka caktuar si prioritet transferimin e Behramit për arsye se pozita ku luan ai është pika e dobët e Bianconerëve. Në krahun e djathtë kanë dështuar të lënë përshtypje Zdenek Grygera, Martin Caceres apo Jonathan Zebina duke bërë që Behrami të jetë në radarin e bardhezinjve.

Kosovari me pasaportë zvicerane ka përvojë të madhe në Serie A, ku luajti për Genoan, Hellas Verona dhe Lazion, para se të kalonte në Angli në vitin 2008. /Telegrafi/