Telegrafi

Juventusi kërkon Adebayorin

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, do të lansojë brenda këtyre ditëve ofertën e fundit prej 30 milionë eurosh për Dzekos, një shumë larg prej kërkesave të Wolfsburgut. Nëse ndodh që oferta të mos pranohet, atëherë, objektivi i radhës i Bianconerëve pritet të jetë Emmanuel Adebayor.

Te Manchester City nuk ka hapësirë për Adebayorin, prandaj Juventusi dëshiron ta transferojë si huazim në Torino. Zonja e Vjetër është e gatshme t’i ofrojë Cityt edhe Momo Sissokon si pjesë të marrëveshjes. /Telegrafi/