PSG ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-1 në kuadër të ndeshjes hapëse të Ligës së Kampionëve.
Parisienët ishin më të mirë në këtë pjesëlojë duke rrezikuar disa herë portën.
Në rastin e parë PSG arriti të shënojë gol, kur zhvillohej minuta e 5-të dhe një asistim i Neymar gjeti Kylian Mbappen që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/thirdandfivepod/status/1567229246380048387
Juventusi ka mundur të barazojë rezultatin e Arkadiusz Milik, por goditja e tij me kokë u ndal nga Gianluigi Donnarumma.
Mbappe doli sërish në skenë në minutën e 22-të, duke shënuar për 2-0 me një goditje të fort.
Mbappe’s 2nd Goal 🇫🇷⚽️
https://t.co/CH8CnHajHd— PSG Report (@PSG_Report) September 6, 2022
Kjo pjesë lojë nuk solli më gola, edhe pse rastet nuk munguan.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Juventusin që arritën të shënonin që në start.
Zhvillohej minuta e 53-të, kur Ëeston McKennie arriti të shënojë me kokë për 2-1.
McKennie goal clipped ✅#PSGJuve #Juventushttps://t.co/5b6vs9uBQS
— Mercato Football Club © 🇹🇷 (@MercatoFC_tur) September 6, 2022
Pas tre minutash Juventusi ka mundur të barazojë, por goditja e Dusan Vlahovic me kokë u ndal nga Donnarumma.
Deri në fund PSG kishte më shumë raste, por sulmuesit e tyre nuk gjetën rrjetën.
/Telegrafi/