Site icon Telegrafi

Juventusi me katër mungesa përballë SPAL-it

Juventusi do të udhëtojë pa Medhi Benatian, Sami Khediran, Juan Cuadradon dhe Federico Bernardeschi për ndeshjen e së shtunës ndaj SPAL.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45 dhe Zonja kërkon ta mbajë kreun.

Benatia është i suspenduar, Khedira ka një grip të lehtë, ndërsa Cuadrado dhe Bernardeschi janë të lënduar.

Por për këtë ndeshjes Benedikt Hoëedes është rikthyer.

Ai mungoi në ndeshjen ku Bianconerët arritën  të shënojnë fitore me rezultat  2-0 ndaj Atalantas.

Juvenusi aktualisht ka katër pikë më shumë se Napoli që është ndjekës. /Telegrafi/


Skuadra e Juventusit: Buffon, Del Favero, Pinsoglio; De Sciglio, Chiellini, Pjanic, Marchisio, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Mandzukic, Hoëedes, Asamoah, Szczesny, Rugani, Lichtsteiner, Sturaro, Bentancur.

Exit mobile version