Telegrafi

Juventusi ka gati revolucionin në verë, gjashtë yje në listën e largimeve

Juventus (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Juventusi thuhet se është gati për një revolucion të madh këtë verë, duke hedhur në treg lojtarë si Gonzalo Higuain, Federico Bernardeschi, Sami Khedira, Mattia De Sciglio, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani.

Sipas gazetës Tuttosport, Bianconerët tashmë kanë vendosur që ta ndajnë skuadrën, pasi tashmë e kanë shitur Miralem Pjanicin te Barcelona në këmbim të Arthur Melo dhe kanë paguar edhe 10 milionë euro.

Objektivi është të gjejnë lojtarë që i përshtaten vizionit të trajnerit Maurizio Sarri, por edhe të ulin moshën mesatare të skuadrës, e cila është shumë e lartë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Juventusit

Gazeta Tuttosport tutje ka raportuar edhe emrat e lojtarëve të cilët pritet të largohen nga Allianz Stadium në verë.

Lista e lojtarëve që pritet të largohen përfshin emra si Higuain, Khedira, Matuidi, Rugani, De Sciglio dhe Bernardeschi.

Të tjerët në pronësi të Juventusit dhe aktualisht në huazim si Luca Pellegrini në Cagliari dhe Cristian Romero në Genoa, do të shiten ose përdoren si pjesë e marrëveshjeve të këmbimit.

Sidoqoftë, gazeta me qendër në Torino tregon gjithashtu se kjo nuk do të jetë aq e lehtë, pasi pagat e larta që ata fitojnë në Juve i bëjnë të ndërlikuara negociatat me klube tjera. /Telegrafi/