Telegrafi

Juventusi ka filluar ta gjejë formën, fiton me spektakël ndaj Empolit

Juventusi ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Empolit me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.

Zonja e Vjetër e nisi ndeshjen në sulm, duke e kërkuar golin që në start me Moise Kean, por që nuk arriti të shënojë.

Por në minutën e 8-të, Kean arriti të shënojë për 1-0 me një goditje nga afër.

Të dy skuadrat kishin raste në pjesën e parë, por që portat nuk u prekën.

Në minutën e 56-të, Juventusi e siguroi fitoren kur Weston McKennie shënoi me kokë për 2-0.

Goli i fundit në ndeshje erdhi në minutën e 82-të, ku pas harkimit të Juan Cuadrados, me kokë shënoi Adrien Rabiot për 3-0.

Juventusi kishte edhe raste të tjera për të shënuar edhe më shumë, por nuk ishin të saktë para portës së Guglielmo Vicarios, deri në kohën shtesë kur Rabiot shënoi për 4-0.

Zonja e Vjetër tani ka 19 pikë dhe mban pozitën e shtatë në Serie A. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore