Antonio Conte i ka filluar bisedimet me Juventusin, në rast se klubi dhe Massimiliano Allegri ndajnë rrugët.
Sky Sports News shkruan se tashmë bisedimet kanë filluar me trajnerin italian.
Conte që i ka fituar tre tituj radhazi në Serie A, kërkon që ta vazhdojë karrierë në Itali.
Trajneri është një nga legjendat e klubit, ku e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si futbollist në klub, ku edhe si menaxher tregoi sukses.
Allegri e ka zëvendësuar Conten në vitin 2014.
Dalja nga Liga e Kampionëve kundër Ajaxit siç duket i ka ndryshuar pritshmërit për Allegrin. /Telegrafi/