Juventusi ka konfirmuar se 121 persona brenda klubit kanë kaluar në izolim, përfshirë lojtarët, drejtorët dhe stafin, pasi Daniele Rugani rezultoi pozitiv në testin e Coronavirus.
Mbrojtësi italian, Rugani, ishte lojtari i parë i Serie A që rezultoi pozitiv në testin e virusit, por së shpejti iu bashkua edhe sulmuesi i Sampdorias, Manolo Gabbiadini.
Ata që ranë në kontakt të ngushtë me Ruganin gjatë ditëve të fundit ishin bashkëlojtarët e tij, por edhe kundërshtarët e Interit.
Të dy klubet janë përfunduar në karantinë, ndërsa presidenti Andrea Agnelli ka konfirmuar se Juventusi ka 121 persona në izolim, përfshirë edhe veten.
“Pas lajmeve të djeshme, në lidhje me futbollistin, Daniele Rugani, i cili doli pozitiv në testin për Coronavirus-COVID 19. 121 persona, përfshirë futbollistët, stafin, drejtorët, shoqërinë dhe punonjës të Juventusit po vëzhgojnë një periudhë të izolimit vullnetar të shtëpisë, në përputhje me kërkesat e autoriteteve shëndetësore bazuar në dispozitat që janë aktualisht në fuqi”, thuhet në njoftim.
In such a delicate moment, we want to make our contribution. Donate together with Juventus ➡️ https://t.co/94eZuoUWG2#LiveAhead pic.twitter.com/f8YMSmbXrj
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) March 12, 2020
Shumë prej tyre do të qëndrojnë në J-Hotel, i cili është ngjitur me qendrën e trajnimit të Juventusit.
Presidenti Agnelli njoftoi se ai gjithashtu ishte në izolim që nga mbrëmë pasi filloi një fushatë për mbledhjen e fondeve për spitalet lokale në Piemonte. /Telegrafi/